U dashtë javë që partitë shqiptare të arrijnë marrëveshje për të votuar marrëveshjen që shënjon vijën kufitare me Malin e Zi, demarkacionin.
Pas publikimit të të ashtuquajturi nga partitë, “lajmi i madh për Kosovës”, rreth arritjes së marrëveshjes mes partive shqiptare, “gëzim” nuk zgjati shumë, gjithçka u kthye në zero kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, del me akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës se ka ndryshuar marrëveshjen e arritur mes tyre.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi se Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka ndryshuar marrëveshjen për demarkacion në Komisionin për Punë të Jashtme. Sipas një njoftimi që iu dërgua mediave, AAK thotë se Komisioni për Punë të Jashtme me apo pa vetëdije e ka ndërruar renditjen pikave të dakorduar në marrëveshjen e arritur ditë më parë.
“Nê tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji”, kishte deklaruar AAK.
Pala e akuzuar, reagoi përmes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se nuk është ndryshuar marrëveshja, është po e njëjta e nënshkruar më 22 mars.
“Marrëveshja siç shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 mars) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit”, kishte shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Me të parë lajmin, reagon edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani. Ajo demantoi akuzat e Grupit Parlamentar të AAK-së, se ka ndryshuar marrëveshjen për demarkacion nga ky komision.
Më pas reagon edhe kryeministri duke thënë marrëvjeshja me LDK-në për demarkacionin “rrezikohet të kthehet në pikën ZERO”.
Çfarë ndodhi me marrëveshjen, a u pajtuan partitë politike për këtë mosmarrëveshje të zhurmshme, apo u bë zhurmë për asgjë?
Lajmi.net ka kontaktuar me ministrin e Infrastrikturës nga AAK, njëherit edhe nënkryetar i kësaj partie, Pal Lekajn, i cili ka thënë se përmbajtja e marrëveshjes nuk mund të tjetërsohet.
“Shpresoj që do dakordohet edhe LDK. Është çështje teknike dhe nuk e tjetërson përmbajtjen”, ka thënë Lekaj.
Lajmi.net ka provuar të kontaktoj edhe me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mirëpo ata nuk e kanë hapur telefonin.
Deri tani çka na kanë ofruar LDK e AAK është vetëm lojë e kurdisur dhe deklarata të thata për marrëveshjen e arritur mes veti, pra, deri tani marrëveshja mbetet lojë e papërfunduar.
Megjithatë, koalicioni qeverisës, pavarësisht mbështetjes së LDK-së për ratifikimin e demarkacionit, nuk ka arritur që tash për tash, ta bindë edhe Listën Serbe për votimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ajo është pjesë e Qeverisë Haradinaj.
Lajmi.net merr vesh se të mërkurën mund të thirret seanca e pestë për demarkacionin.
Ratifikimi i Demarkacionit mbetet kusht i Kosovës për përfshirjen e saj në agjendën evropiane të liberalizimit të vizave. /Lajmi.net/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...