Logoja për 25 vjetorin e çlirimit, Kurti e shpjegon idenë

09:48 | 30 Maj 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar logon zyrtare në nder të 25-vjetorin të çlirimit të Kosovës.

Kurti tha se frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat janë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet e Kosovës, për të cilat tha se vijnë të rifreskuara me dizajn modern.

“Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkroi Kurti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme