Njohësi i çështjeve politike, Agron Demi, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen të cilat në vazhdimësi thonë se nuk pranojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
“Logjika e disa partive opozitare: nuk duam që me votat e Listës Serbe të rrëzojmë Qeverinë, kësisoj le të vazhdoj Lista Serbe me qeverisë me vendin dhe me menaxhu me asetet shtetërore”, ka shkruar Demi në Facebook.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, edhe në tryezën e tretë të organizuar nga subjektet politike, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. LDK-ja, edhe pse thotë se janë të gatshëm të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e qeverisë, por se si opozitë s’i kanë numrat, thonë se nënshkrimet e Listës Serbe assesi nuk do t’i pranojnë.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe