Google ADS

Loci: Në Pejë deri me tani vetëm gjashtë raste me COVID-1, personi i testuar sot ka dalë negativ

01:15 | 11 Prill 2020
Trina Galanxhi

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, që është edhe udhëheqësi i Shtabit Emergjent të Pejës, sapo ka deklaruar se një person me simptoma të dyshimta për COVID 19 nga Peja, që e kishin nisur për në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka rezultuar Negativ.

Bëhet fjalë për një person, i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës.

“Po, ne sapo kemi marrë informacionin zyrtar, se personi në fjalë i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës, ka rezultuar Negativ. I njëjti kishte shfaqur simptoma të dyshimta, por epilogu doli të jetë në favor të tij dhe tonin. Ky normalisht që është lajm i jashtëzakonshëm si për komunitetin ashtu edhe për qytetarët e Pejës.”-tha Loci në ‘RADIO 1’.

Me këtë informacion, Peja mbetet me shifrën 6-të të të prekurve nga COVID 19.

Drejtori Loci sërish ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme