Edhe para e gjatë luftës së Kosovës, Izraeli ka qenë shumë aktiv në ndihmën që i ka dhënë popullit të Kosovës.
Së fundmi Izraeli ka pasur marrëdhënie bilaterale me Kosovën, e sidomos ne fushën e sigurisë, shëndetësisë, agrikulturës dhe edukimit.
Izraeli çdo vit pranon qytetarë të Kosovës për trajnimin e tyre profesional në fusha të ndryshme. Sipas të dhënave që posedon portali arbresh.info mbi një mijë Kosovar e vizitojnë Izraelin çdo vit. Dhe, mbi 7 mijë izraelitë e vizitojnë Kosovën çdo vit.
Ballkani nga perspektiva izraelite, ka një kuptim strategjik, duke e parë se qëndrimet lidhur me Izraelin janë mjaft të mira me shtetin e Kosovës.
Izraeli i ka dhënë fund hamendësimeve disavjeçare me 4 shtator të këtij viti, ku dha sinjalin e pritshëm dhe pozitiv të njohjes së Kosovës, e cila është një prej njohjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.
Kësisoj, Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.
Kush ishin ‘lobuesit e fshehtë jodiplomatik’ të Kosovës?
Lobuesit kosovarë afaristët e njohur si Basri Beka, Rrahim Hashimi, Flori Zevi dhe Artan Nimani ishin njerëzit e parë që e kishin filluar lobimin e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
Ndërsa, lobuesit nga shteti Izraelit ishin, Lital Shemesh, gazetare nga Izraeli, e cila kishte qenë në inaugurimin e presidentit Hashim Thaçit, presidenti i Qendrës Ndërkombëtare për Diplomacinë Publike në Izrael David Hermelin, shkrimtari i madh evropian, Eldad Beck, i cili ka shkruar autobiografinë e Kancelares gjermane, Angela Merkel, ku këta të fundit kishin qenë në vizitë edhe në Kosovë vite më parë.
Në një intervistë dhënë për portalin Arbresh.info, biznesmeni dhe lobuesi i Kosovës, në shtetin e Izraelit, Basri Beka, rrëfen për udhëtimet e para dhe krijimin e raporteve politike dhe afariste me Jerusalemin dhe Tela Avivin zyrtarë.
“Ne kemi shkuar një delegacion, me qëllim të krijimit të rasteve të reja, të bëjmë biznes në shtetin e Izraelit, e përshtypjet janë jashtëzakonisht të mira, jemi mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga partnerët tanë atje dhe nga institucionet të cilët i kemi kontaktuar. Pritja ka qenë e mirë, takimin e ka organizuar zotëri Rrahim Hashimi, me një mik të tij në David Hermelin, ne gjatë vizitës kemi pasur takime edhe me partner të biznesit dhe me institucionet e shtetit të Izraelit”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se këto takime kanë filluar do të thotë gjatë vizitës që kemi pasur, fillimisht kemi vizituar Jerusalemin pastaj e kanë vizituar Tel Avivin.
Gjithashtu, biznesmeni dhe afaristi i njohur i Kosovës, Rrahim Hashimi, i cili ndër të tjera është edhe një lobues i madh i shtetit të Kosovës në Izrael, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se përshtypjet e para të tij të shtetit të Izraelit, ishin fantastike dhe se Marrëdhëniet Kosovë-Izrael kanë qenë vazhdimisht të mira.
Marrëdhëniet e shtetit shqiptar dhe hebre janë të njohura botërisht, sepse në Kosovë ekzistojnë edhe popuj të tjerë.
“Praktikisht përshtypjet e mija të para në shtetin e Izraelit, është se unë kam njohur më parë miqtë nga Izraeli gjatë vizitës sime, kanë qenë përshtypjet fantastike, kanë qenë voluminoze me përmbajtje goxha të gjerë. Marrëdhëniet Kosovë-Izraeli kanë qenë vazhdimisht të mira, edhe pse nuk kanë qenë në nivel të ngritur politik kanë qenë edhe në nivel, pra marrëdhëniet e shtetit shqiptar dhe hebre janë të njohura botërisht, sepse në Kosovë ekzistojnë edhe popuj të tjerë, nuk iu kisha referuar si popull kosovar, por raportet në mes të shqiptarëve dhe hebrejve janë të njohura dhe janë marrëdhënie të mira”, është shprehur Hashimi.
Gjithashtu lobuesi nga Shqipëria që vazhdimisht thotë se ka përmendur Kosovën dhe njohjen si shtet është Flori Zevi.
Thotë se këto i ka bërë duke qenë pjesë e vizitave të ndryshme kulturore, edukative e biznesore me grupe të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria.
“Unë personalisht jam i lidhur më shumë me njerëz të kulturës, muzikës, biznesit kurse sa i përket politikes atje, mua disa herë më është dhënë mundësia me marr pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme të organizuar nga niveli i lartë shtetëror atje ku posedoj dhe mirënjohje për kontributin ndaj shtetit dhe certifikata profesionale. Në të gjitha takimet që unë personalisht i kam pasur e kam hapur çështjen e Kosovës dhe kam folur për popullin e Kosovës dhe se si populli i Kosovës është multietnik ashtu siç është Izraeli dhe se Kosova e meriton njohjen”, thot ai.
Zevi, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Izrael para dhe pas marrëveshjes së Uashingtonit. Njohjen e vlerëson si dobi për Izraelin nga ana politike dhe strategjike, kurse për Kosovën thotë se është një mrekulli.
“Është një dhurata e hershme e vitit të ri për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë ai.
Arbresh.info, gjithashtu ka komunikuar me gazetaren Lital Shemesh, me presidenti i Qendrës Ndërkombëtare për Diplomacinë Publike në Izrael David Hermelin dhe shkrimtarin, Eldad Beck, për marrëdhëniet Kosovë-Izrael, ata iu kanë përgjigjur ftesës duke na premtuar që kur të vijnë në Kosovë për vizitë, do të mundemi të zhvillojmë intervistë me ta.
Ekonomia e izraelit është ndër ekonomitë më të zhvilluara dhe më moderne në botë.
Nga kjo ekonomi e zhvilluar tejet e madhe në Izrael, edhe Kosova si duket do të merr kahje tek ky shtet i madh botëror.
Gjithashtu, me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 14 shtatorit miratoi vendimin kundër Antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën, krah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike, shkruan arbresh.info.
Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.
Rreth 6 milion njerëz u vranë gjatë holokaustit, shumica prej tyre hebrenj. Por shqiptarët u hapën dyert, i strehuan dhe u kujdesën për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E tërë bota kujton 27 janarin, dita kur u çlirua kampi famëkeq Aushvic, vendi ku mijëra hebrenj u shfarosën me forma më të tmerrshme që njohu shekulli XX. E, këtë ditë, Kosova kujtoi kontributin e familjeve që sakrifikuan sigurinë e tyre, duke strehuar hebrenjtë e rrezikuar në tërë Evropën, të cilët iknin nga përndjekja./E.B/arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...