Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas lajmeve se ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës në disa vende aziatike.
Vela tha se ai këto vizita po i bën në vendet që janë të ndikuara nga Rusia dhe këtë e quajti një veprim të dëshpëruar të tij.
“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, ka shkruar Vela në Twitter. /Arbresh.info/
Dačić is touring countries that are under Russian sphere of influence.
A desperate move to undermine implementation of article 4 of the agreement with Kosovo.
SRB will be in violation of article 4 if it votes against 🇽🇰 membership to int’l orgs. Soon it will be put to the test! pic.twitter.com/nBSXpBAzZU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 8, 2023
lexo edhe:
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...