Në maj, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka vendosur për aplikacionin e Kosovës i cili do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e këtij institucioni.
Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme, thotë se po bëhet një punë e madhe sa i përket lobimit që të kenë rezultat pozitiv.
Ndërsa, Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thekson se Serbia po lobon shumë fort për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion kredibil ndërkombëtar.
Policia e Kosovës komunikimin me INTERPOL e bën nëpërmjet zyrës për INTERPOL brenda UNMIK-ut. Anëtarësimi në këtë organizatë i ndihmon Kosovës edhe për sa i përket luftës kundër terrorizmit, por edhe shteteve tjera anëtare të INTERPOL-it it që të kenë komunikim direkt dhe më të shpejtë me institucionet e Kosovës.
Edhe në vitin 2015 Kosova pati aplikuar për pranim në INTERPOL, diçka që nuk ka rezultuar pozitivisht.
Vendimi sivjet pritet të merret në datat 26 deri në 29 shtator në Pekin të Kinës.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...