Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes.
Lluka ka shkruar në Facebook se miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë, të cilat do të mundësojnë që Trepçën ta ri-kthejmë në një nga gjigantet kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njëkohësisht duke përmirësuar mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të nderuar minatorë,
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës dhe tërë Kosovës,
Statuti i Trepçës si shoqëri aksionare sapo u aprovua në Kuvendin e Kosovës! Urime!
Statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes, siç janë:
a. Regjistrimi formal administrativ i Trepçës si Shoqëri Aksionare,
b. Kompletimi i Bordit Mbikçyrës siç parashihet me Ligjin mbi Trepçën,
c. Zgjedhja dhe emërimi i Bordit Menaxhues, si dhe
d. Fillimi i investimeve siç parashihet me ligjin mbi Trepçën.
Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë, të cilat do të mundësojnë që Trepçën t’a ri-kthejmë në një nga gjigantet kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njëkohësisht duke përmirësuar mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.
Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë akterët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre drejt finalizimit të statutit të Trepçës: Punëtorët e Trepçës, bordin mbikëqyrës, sindikatën, grupet punuese, kolegët nga kabineti qeveritar, komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik si dhe të gjithë deputetet e Kosovës.
Përfundimisht mbyllëm një kapitull disa vjeçare dhe tani fokusi kryesor do të jetë që ky aset të rikthehet në motorin kryesor të zhvillimit Ekonomik, duke rritur eksportet, përmirësuar bilancin tregtar dhe duke gjeneruar vende pune për qytetarët tanë.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...