Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas përmbylljes së takimit të Këshillit të Komunitetit të Energjisë ka treguar se Kosova tani më ia ka dorëzuar presidencën që ka pasur në këtë Këshill Maqedonisë.
“Biseduam për shumë tema ku më fokus të veçantë ishin zotimet e të gjitha shteteve në energji të ripërtritshme në zvogëlimin e gazrave të serrave si dhe në pjesë teknike të cilat ne si shtete anëtarë duhet t’i plotësojmë në vitet e ardhshme. Vazhdojmë që këto kërkesa t’i fuqizojmë edhe më tej sepse është në interes të ambientit, energjisë dhe rajonit. Një pjesë që e diskutuam ishin problemet që i kemi në transmision me Serbinë dhe ne po presim një përgjigje për këtë ku këtu do të jetë negociatore edhe Qeveria e Gjermanisë”, ka thënë ai.
Janez Kopac sekretar i Komunitetit të Energjisë ka thënë se ishte një takim i rëndësishëm i Këshillit ministror.
“E zgjeruam gamën e punës së Komunitetit të Energjisë. Komuniteti i energjisë është themeluar para 12 vitesh si organizatë në shtetet e Ballkanit për ti adaptuar sektorin e tyre të energjisë për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Është një moment shumë i veçantë jo vetëm për Kosovën e cila po e adopton strategjinë e re të energjisë në javët apo muajt e ardhshëm por është një moment edhe për Maqedoninë fqinje sepse në zgjedhjet e kaluara Maqedonia u bë më aktivja në komunitetin e energjisë tani për tani. Organizata është zgjeruar dhe është e larmishme dhe jam shumë i kënaqshëm me zhvillimet aktuale”, ka thënë ai./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...