Privatizimi i mdërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës” ka qenë temë diskutimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim rajonal.
Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për gjendjen ne të cilën gjendet Telekomi i Kosovës.
“Gjatë tërë viteve të fundit ne jemi deshmitarë të humbjeve të shumta, problemeve të akumuluara dhe proceset e shumta gjyqësore te humbura e që kanë pamundësuar zhvillimin e saj e rrezikun për qënderushmërinë e Telekomit”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar se Telekomi mund të kthehet në ndërmarrje fitimprurëse nëse veprohet urgjentisht.
“Implementimi i masave emergjente do ta kthej të njëjtën pozitë fitimpruresë në të cilën ka qenë dikur”, ka shtuar ai.
Ndërsa anëtari i komisionit për zhvillim ekonomik, Glauk Konjufca ka thënë se egziston një rezolutë që nuk e parasheh privatizimin por vetëm rimëkëmbjen.
“Ju ministër jeni në kundërshtim me Kuvendin e Kosovës, sepse ju keni një rezulutë në fuqi për Telekomin e sipas saj nuk thuhet që të privatizohet për të ristrukturohet. Arsyet pse Telekomi po fundoset janë të ditura, kemi pas Qeveri që kanë qenë në për përfitime personale”, ka thënë Konjufca.
Ai ka pyetur pse nuk po shkëputet kontratat me z-mobile.
“Ju e keni mundësinë për të shkëputur kontratën me z-mobile por nuk po e shkëputni sepse ende ka gjëra që janë në interesin tuaj. Pse nuk po e shkëputuni këtë kontratë”, ka thënë ai.
Kompania “Artillery One” ka nënshkruar kontratë me Telekomin në ditën që është nënshkruar kontrata dhe ka vetëm 1 mijë euro në konto.
Ndërsa ministri Lluka ka thënë se z-mobile dhe kontrata tjera që konsiderohen si të dëmshme do të vlerësohen.
“Procesi rezultues, disa prej pikave i kemi trajtuar edhe ne, është një hap që e kemi ndërmarrë duke vlerësuar të gjitha kontratat qe janë të dëmshme duke përfshirë edhe atë me z-mobile. Kontratat me z-mobile, unë kam punu në të si punëtor i thjeshtë dhe nuk kam pas lidhje me kontratën, nuk mund ta shkëputim sepse është një vendim në atbitrazh dhe parasheh që duhet t’i paguajmë z-mobiles rreth 32 milionë euro”, ka shtuar ai.
Ndërsa për kompaninë “Artillery One”, Lluka ka thënë se është marrëveshje për qasje në të dhëna.
“Ndërsa “Artillery One” ka nënshkruar një marrëveshje që me pas qasje në të dhëna gjatë procesit të privatizimit, të gjithë do të kenë qasje pas procesit të privatizimit sepse do të jenë publike”, ka shtuar Lluka.
Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni, Memli Krasniqi ka pyetur se sa prej kompanive kanë nënshkruar marrëveshjen e konfidencialitetit. Ndërsa ka thënë se ai ka qenë qasje në të dhëna ka përparësi ne konkurim.
E Lluka ka thënë se “Artillery One” nuk ka marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.
“Artillery One” nuk ka marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Kjo kompani ka kërku qasje në të dhëna dhe ne i kemi kthy përgjigje negative por ata kanë nënshkru marrëveshje me Telekomin”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar se Telekomi nuk do të privatizohet nëse ofertat janë nën vlerën e raportit.
“Në situaten që është Telekomi, privatzimi është i vetmi shpëtim ndërsa komuniteti i privatizimit ka për detyrë vlerësimin e Telekomit dhe nëse ofertat janë nën asaj çfarë vlerësohet ne raport ne nuk vazhdojmë me privatizim”, ka thënë Lluka. Ai ka thënë se fillimi 2019-ës do të gjejë Telekomin e privatizuar nese gjithçka shkon sipas planit.
“Ne presim që në fund të vitit 2020 të hapet tenderinpër privatizim dhe presim që të përfundoj për 4-5 muaj”, ka përfunduar ai. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/330809921116244/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...