Lluka takon ambasadorin japonez, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Japoni

13:45 | 28 Gusht 2019
M. A.

“Sot prita në takim mikun tim, Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma, bashkë me ekipin e tij, me të cilët biseduam për temat ekonomike, interesimin e bizneseve japoneze në fushën energjetike, konferencën biznesore në mes Kosovës dhe Japonisë që do të mbahet në Vjenë në fillim të muajit tetor, vizitën e Presidentit Thaçi në Japoni në shtator si dhe për rolin e Kosovës në bashkëpunimin rajonal”.

“Japonia është një ndër donatorët kryesor në Kosovë dhe ka ndihmuar vendin që nga paslufta në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mjedisit. Nihon, arigatō!”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme