Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar planin e përbashkët të punës para Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Jahja Lluka nga ky Komision ka thënë se janë aktiv këto ditë në realizimin e rezolutës së parlamentit, raporton arbresh.info.
“E kemi formuar grupin për koncept dokumentin për ndryshimin e ligjit. Është me rëndësi që koncept dokumenti të paraqitet më shpejt për ndryshimin e ligjit sepse familjarët e të zhdukurve janë zhgënjyer. Ata janë në gjendje të rëndë dhe duhet ndihmuar. Kryeministri është i angazhuar në çështjen e Mejes edhe pse nuk është në kompetencë të Qeverisë mirëpo pas ankesave te familjarëve, dhe ndarjes së mjeteve ai është angazhuar”, ka thënë ai.
Lluka ka thënë se kanë pasur një takim rajonal në Podgoricë me shtetet e Ballkanit.
“Aty jemi marr vesh ta nënshkruajnë një draft të gjithë kryeministrat në Samitin e Londrës. Ne në Kosovë kemi gjetur 70% të pagjeturve mirëpo nuk është e kënaqshme kjo pasi që 1650 persona janë të pagjetur. Samiti i Londrës do të jetë një dritë në fund të tunelit sepse do të zotohen kryeministrat për këtë. Po ashtu ne kemi pasur një ndihmë nga anglezet, nga princi Charles pasi qe ai kur ka qenë në Kosovës është takuar me ta”, ka thënë ai duke shtuar se në Kosovë dihet orientimi i të pagjeturve.
“Nëse Serbia pranon ta bëj kështu këtë draft të kryeministrave nga Samiti i Londrës atëherë kjo është zgjidhja. Ne do të jemi të barabartë me të tjerët sepse shtetet na kanë pranuar mirëpo sa do të mund ti fusim disa çështje në këtë samit do të shohim sepse kryeministri na ka premtuar për këtë”, ka thënë ai.
Lluka ka kërkuar që rezoluta e miratuar në parlament të mos të ketë fatin e rezolutave tjera.
“E di se si shkon puna e rezolutave ku ka shume që nuk janë zbatuar. Shpresoj të mos e ketë edhe kjo fatin e tillë. Po ashtu duhet ta kemi një fushatë sepse me liberalizim të vizave që shumë njerëz do të ikin nga Kosova dhe do të shkelën shume të drejtat e njeriut”, ka thënë ai./Arbresh.info
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...