Lluka: Raporti i Gap-it tregon se unë jam tipik gjakovar

12:15 | 2 Dhjetor 2020
V. S.

Instituti GAP ka publikuar raportin e shpenzimeve në Qeverisjen Haradinaj. Ky raport tregon se ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka qenë më kursimtari sa i përket shpenzimeve.

Lluka ka reaguar pas publikimit të këtij raporti duke thënë në humor se raporti e nxori atë tamam si gjakovar.

“Instituti GAP, në raportin e fundit të shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrave për vitin 2019, edhe njëherë konfirmon që jam përfaqësues i denjë i Gjakovës ose siç njihen ndryshe në terme lokale si fikan / mizivir / tamasqar” shkruan Lluka në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme