Valdrin Lluka, ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka dalë në mbështetje Qeverisë së re për rikthimin e mundësisë së privatizimit të pjesshëm të Telekomit të Kosovës.
“E përshendes qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit!”, është shprehur ai.
“Privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë”.
“Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person