Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, nga AKR-ja, në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se koalicioni Nisma – AKR – PD do të jetë fuqi vendimmarrëse për formimin e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, secila matematikë e partive të mëdha kërkon edhe përfshirjen e këtij koalicioni për ta formuar një qeveri të shumicës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Cilado qoftë matematika e partive të mëdha pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do t’i nevojiten edhe votat e koalicionit të subjekteve të vendit, të Nismës – AKR-së dhe PD-së, koalicion ky që do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë së ardhshme.
Kështu ka deklaruar ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, nga AKR-ja, i cili për “Zërin” ka thënë se pret që partia e tij të jetë fuqi vendimmarrëse për formimin e qeverisë së re, sikurse në zgjedhjet e kaluara.
“Qeveria e ardhshme nuk do të duhet t’i ketë më pak se 60 deputetë shqiptarë në mënyrë që të kalohen edhe proceset madhore për vendin, por edhe që të kemi një stabilitet më të madh në Qeveri. E për t’i bërë 60 deputetë shqiptarë prapëseprapë pa koalicionin AKR – Nisma – PD do të jetë e pamundur, sepse çdo matematikë, secili koalicion që mund të bëhet, tregon se nuk mund të bëhen më shumë se 50 ose 55 deputetë”, ka thënë Lluka.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja