Në një intervistë për abresh.info ai flet edhe për mos finalizimin e Statutit për “Trepçën”, pamundësitë e fillimit të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, telashet me Telekomin, dhe vëmendjen që do të kenë këto dhe projekte tjera gjatë vitit 2019.
Arbresh.info: Çfarë po ndodhë me projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”?
Valdrin Lluka: Po tash faza është e tenderimit, tenderimi teknik është përfundu në dhejtor, 15 dhjetor mduket dhe tash e kemi pjesën financiare qe do të jetë në mes të janarit të vitit qe vje, deri ne fund te janarit do ta kuptojmë sakt kush është fituesi dhe sa do të jetë shuma e investimit apo kosoto e termocentralit. Pastaj në muajin mar e kemi sfidën e rradhës qe është përmbyllja financiare me financuesitt e këtij projekti sic janë: Opik-u amerikan dhe Jaybiku japonez dhe pastaj nëse këto të dyja shkojnë në rregull pra aprovohen bordet e tyre, sfida e fundit është kalimi i tyre në paralamentin e Kosovës me 2/3 e votës. Pra nëse cdo gjë shkon në rregull me sfidën e janarit, marsit dhe prillit, ne qe nga muaji prill ose maj do e vendosim gur themelin e termocentralit dhe do të fillojë ndërtimi sepse cdo gjë qartësohet dhe sa më shumë që vonohen këto procese vonohet edhe kjo, mirëpo qëllimi jonë është qëme cdo kusht të shikojmë fillimin e ndërtimit dhe vendosjen e gur themelit tashmë në gjysmën e par të vitit 2019.
Arbresh.info: Sektori energjetik ka mbetur peng edhe i pengesave të Serbisë, kur po flasim për liberalizim të tregut energjetik, çfarë po punohet në aspektin politik për zbatimin e kësaj marrëveshje?
Valdrin Lluka: Kjo ka qenë me siguri kokëdhimbja kryesore e vitit 2018, mosimplementimi i marrëveshjes së energjisë nga Serbia, do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të caktuar si e tillë mirëpo situata ku jemi tash karshi 1 viti është jashtëzakonisht më e favorshme për Kosovën. Ndoshta para 1 viti është fajsu Kosova, në shume aspkete p.sh: kur kemi bërë tërheqje të energjisë elektrike në mënyrë të paautorizuar, sot fajsohet Serbia për arsye se Kosova ka arritur ta dëshmoj që Serbia është fajtore që qytetarët e veriut nuk po paguajnë rrymë dhe për shkak se Kosova po detyrohet me bo devijme të energjisë elektrike. Kjo ka qenë arritje besoj jashtëzakonisht e madhe, dhe si rezultat i kësaj, organizata evropiane pra Transmicioni Evropian para 3 muajve ka futur në votim një proces ku ja mundëson Kosovës mu bo një zone kontrolluese energjetike, gjë që nuk kaloi për disa arsyje. Por me rëndësi është që përsëri vazhdon Transmisioni Evropian të jetë insistuese, ta zgjedh problemin dhe unë mendoj qe vitin 2019 do të karakterizohet gjithashtu me sukesesin e Kosovës pra te KOST-it në këtë rast si anëtare e plot në Entso-e dhe kontrollin energjetik pra kufijtë energjetik që i ka Kosova.
Arbresh.info: Pas iniciativës për ta çuar përpara Trepçën, një Statut u kontestua kur mbërriti në duart e deputetëve. Ku ka mbetur kjo çështje dhe a varet kjo çështje nga zhvillimet me fqinjin tonë verior, kur flasim për pronat e Trepçës në veri?
Valdrin Lluka: Statuti siç e dini është dërguar në muajin maj apo qershor në parlament që është finalizuar nga bordi i Trepçës dhe pastaj kishim një protestë nga sindikata, gjë qe arritëm me i kriju dy grupe punuese me sindikatën dhe ekspert të fushave të ndryshme, si nga qeveria dhe shoqëria civile. Një grup punues ka pasur për qëllim saktësimin e aseteve te Trepçës qe duhet të futen në statutin e Trepçës, si dhe pjesa tjetër benefitet sociale për punëtorët e Trepçës .Të dy grupet e kanë filluar punën me 1 tetor, kanë ardh me raporte përfundimtare, pra të dy raportet i kanë prezantuar në mbledhje të qeverisë dhe i kemi dërguar në parlament. Sot qe po flasim janë në parlament ato dhe presim që shume shpëjt të futen në rend dite për aprovim, unë besoj që nëse jo javën që vjen, menjëher pasi qe t’fillon punën parlamenti i Kosovës pas 20 janarit do të jetë një ndër temat e para që do të votohet në parlament, gjë që do t’i hap edhe rrugët regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare. Pjesa e veriut normalisht mbetet pjesë problematike, pjesë e çështjeve më madhore në zgjidhjen e statusit final të Kosovës pra që është tëm diskutimi. Siç e dini qeveria e Kosovës është kategorisht kundër prekjes së kufijve të vendit, si të tillë edhe prezantimi që është bërë nga qeveria e Kosovës për negociata e ka paraparë që edhe Trepça e veriut është pjesë e Kosovës dhe nuk duhet të mendohet si ndryshe. Ne kemi dhënë hapësire që në bord nga 9 anëtar që janë, 3 i përkasin minoritetit serb për arsye të rëndësisë se Trepça në veri kap si pako e të gjithë Trepçës që është, prandaj ne do të vazhdojmë të funksionojmë si të tillë, do të vazhdojmë që çdo gjë qe ta bëjmë ta konsiderojmë Trepçën si të tillë, sot qe po flasim e subvencionojmë Trepçën, pra buxheti i Republikës së Kosovës e subvencionon Trepçën edhe në veri edhe në jug për investimet kapitale që i ka dhe normalisht që ajo nuk do të bëhej nëse nuk do të ishte tamon që ne e ndjejmë që është pjesë e gjithë Kosovës.
Arbresh.info: A mund ta shohim si të tejkaluar krizën me PostëTelekomin, dhe a keni plane konkrete rreth sektorit të komunikimit?
Valdrin Lluka: Telekomi së bashku me Postën janë shumë të ndërlidhura dhe kanë qenë gjithashtu një ndër problemet kryesore kur flasim për sektorin e ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës vazhdon të jëtë në kriza të mëdha, sot e kemi një rast në gjykatë ku kompania Dardaphone e ka konfirmuar vendimin e arbitrazhit dhe mund te kërkojë inkasimin e mjeteve që arbitrazhi ja ka njoft, pra në këtë rast po flasim për mbarimin e asaj kontrate dhe se një rast i tillë do ta falimentonte në mënyrë të menjëhershmë Telekomin sepse po flasim për 26-27 milionë euro të tërhiqen nga kontot të cilat nuk ekzistojnë. Ne jemi duke shikuar se cilat janë format që të gjejmë një formë të mirëfilltë për ta zgjidhur këtë situatë, një ndër iniciativat që kemi pasur ka qenë edhe vendimi në qeveri që e kemi dërguar, që akoma nuk ka ec përpara për krijmin e një grupi punues qe do ta vlerësonte marrëveshjen e sidomos situatën se qfarë do të ndodhë pas muajit qershor të vitit që vjen, kur skadon licenca e Valës do të thotë skadon edhe kontrata me Dardaphone, dhe kjo për ne duhet të jetë në formë të qartë dhe do të shkojë në formë rekomandimi tek anëtart e bordit të Telekomit për ti treguar se cilat janë hapat që ata duhet të ndërmarrin për të ecur tutje në mes të këtij raporti që është një raport mes Telekomit dhe Dardaphone është mjaft shqetësues për punëtorët e Telekomit. Pasi të formohet ky ekip ne do ta kemi një pamje më të qartë të situatës, sidoqoftë me rëndësi për ne është fokusi se çka tjetër, se çka do të vijë pas dhe konfirmimin e përfshirjes së Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim si me asistencë teknike, si me kredit prej 25 milionë euro qe do te ndihmon në rritjen dhe përmisimin e Telekomit. Ne besojmë se do të ketë një fazë shumë më të mirë sesa që është tani, tash veç ka fillu mu pa një lëvizje më pozitive mbrenda Telekomit por me inkuadrimin e ekspertëve ndërkombëtarë gjate ristrukturimit do të zjgjidhen shumë probleme të cilat sot i preukupojnë edhe punëtort edhe menaxhmentin.
Arbresh.info: Së fundi, këto projektë për të cilat folëm dhe qfarë projekte të tjera do ta kenë vëmendjen si në vitin 2019?
Valdrin Lluka: Viti 2019 sa i përketë ndërmarrjeve publike fokus ka Telekomi jashtëzakonisht për shkak të rëndësisë stratëgjike të vendit dhe të ndërmarrjes, fokus të madh kanë ujërat në përgjithësi, investimet në ujëra kurr nuk kanë qenë më të mëdhaja dhe do të jenë në vitin 2019 edhe më tepër, për arsyje se kemi humbje jashtëzakonisht të mëdhaja, kemi jofaturim të rregullt, kemi probleme në rrjedhje, në kyçe ilegale dhe të gjitha këto duhet të rregullohen. Tani e kemi një plan në vend, një strategji kombëtare që është edhe për zvogëlimin e humbjeve por edhe për përmisimin e performancës së këtyre ndërmarrjeve. Këtu d otë ishtë fokusi më i gjerë në ndërmarrje publike pra Telekomi dhe sektori i ujërave, pastaj kemi Trepçën.
Trepça do të karakterizohet me finalizimin dhe regjistrimin e kompanisë në vitin 2019, me punësimin e menaxhmetit te Trepçës si dhe me hapjen e Trepçës tek investitorët e huaj apo vendor pra përfshirë ne kapitalin privat, si nërritje të kapacitetit ashtu edhe në menaxhim të operimeve ditore, si dhe pjesa tjetër është finalizimi me Termocentralin Kosova e Re me CountourGlobal pra jemi të përkushtuar, do ta përfundojmë në vitin 2019, ne fillim të vitit 2019 do ta finalizojmë, do të vendosim gurthemelin, do të shohim ndërtimin e parë që do të ngritet në vitin 2019 dhe duke mos e lënë anash energjinë e ripërtrishme që do ta ndryshojmë çasjen me licensa, pra licencat nuk do të jenë siç kanë qenë deri më tani dhe do te bëhen në formë transparente duke ofruar çmimin përmes një ankandi publik ku e shohim se cili oferton për at çmimim, prandaj rritje e transparencës llogaridhënjes si dhe finalizmi i këtyre projekteve ështe viti 2019 për ne./Arditë Shkodra/arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...