Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve në një intervistë ka folur për tkurrjen e popullsisë shqiptare.
Ai ka thënë se projektet për pastrimin e shqiptarëve ekzistojnë që nga vitet e 1884.
“Nuk jemi të pa zot mirëpo jemi të shkapërderdhur dhe nuk jemi të bashkuar asnjëherë kur duhet të jemi. Kjo ka lindur qysh në vitin 1884, ku është bërë projekti për Serbinë e madhe dhe qëllimi kryesor i kësaj ka qenë pastrimi etnik i shqiptarëve sidomos nga Kosova, për shkak se Serbisë iu ka dashtë të rritet dhe gjithsesi të del në bregdet shqiptar, sepse rruga e vetme për të dal në deti ka qenë përmes Kosovës. Mandej kanë filluar edhe shumë projekte tjera të cilat në vazhdimësi kanë qenë për devijimin, pastrimin etnik”, ka thënë Lluka.
Ai ka thënë se në 10-vitet e fundit mbi 1.5 milionë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare.
“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 10 vitet e fundit mbi 1 milionë e gjysmë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do. Nuk janë shifra të vogla 1 milionë e gjysmë shqiptar dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai në ABC News.
Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16 ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.
“Mos të harrojmë vitin 2015-2016 ku mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë. Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore e cila është krijuar në Kosovë është financuar për tu shkolluar , shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar ai.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...