Google ADS

Lluka: Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” është jetik

15:55 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se qëllimi i termocentralit Kosova e Re është të plotësojë nevojat për energji elektrike në vend. Në interpelancën e tij në Kuvendin e Kosovës, Lluka ka thënë se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është i jetik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se problemi me mungesë të energjisë elektrike lidhet me mungesë të investimeve.

“Qëllimi parësor i ndërtimit të termocentralit Kosova e Re është që të plotësojë nevojat për energji elektrike në vend, të rrisë sigurinë e furnizimit duke krijuar burim të qëndrueshëm të energjisë bazë të mbështetur ekskluzivisht në resurse natyre të vendit me qëllim të mënjanimit të vartësisë nga importi dhe paparshikueshmëria e çmimit në tregun rajonal. Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re përveç që jetik për vendin dhe i domosdoshëm për furnizim të besueshëm me energji elektrike është parakusht i domosdoshëm për nxitje dhe zhvillim ekonomik në vend”, tha ai.

Ai tha se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re, përveç që do të mbulojë pothuajse gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, do të jetë edhe burim afatgjatë i energjisë termike për ngrohje qendrore.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme