Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për lidhjet e shqiptarëve dhe hebrenjve, ka thënë se kjo lidhje është unike dhe duhet të vazhdojë si e tillë.
Ai ka thënë se shqiptarët në historinë e njerëzimit nuk njihen si popull që kanë kryer krime ndaj popujve të tjerë, dhe se sipas tij, shqiptarët nuk kanë ushqyer urrejtje ndaj të tjerëve.
“Me gjithë pushtimet e jashtme, me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mosekzistencës tonë ne arritëm të mbijetojmë. Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes populli shqiptar mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme sikurse i yni, hebrenjve”, ka thënë Lluka.
Sipas tij, nuk dihet saktë sa në viset shqiptare ka ekzistuar gatishmëria për t’i ndihmuar hebrenjtë, që të cilin ai e vlerëson si vepër hyjnore.
“Qytetërimi nuk mund të ekzistojnë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë. Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj, pranuan dhe strehuan qindra hebrenjtë, duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku”, ka shtuar Lluka.
Më tutje ai ka shtuar se ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrenjtë mes familjesh, duke shtuar se “shqiptarët nuk dinin çdo të thotë të jesh antisemit sepse ata kur takonin hebreun, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njëlloj si njerëzit e gjakut mos dhe më shumë”.
“Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrejtja e popujve mysliman të lindjes ndaj hebrenjve dhe fesë së tyre. Për shqiptarët ka një zot dhe një besë dhe kjo ndikoi që hebrenjtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjet shqiptare. Madje lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijët me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrenjtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane”, ka shtuar Lluka.
Lluka ka theksuar se jo vetëm në Kosovë dhe tek shqiptarët e fesë islame, por në të gjitha trojet shqiptare, në familje shqiptare të ritit katolik dhe atij ortodoks, kudo që erdhën, hebrenjtë sipas tij, ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën besën dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një hebre të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.
“Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrenjve duhet ruajtur, historitë e qindëra familjeve që u vëllazëruan mes vete, duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjal se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë. Institucioni Yad Vashem në Jerusalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve”, të cilët kontribuan në shpëtimin e hebrenjve gjatë holokaustit. Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi tokë”, ka shtuar ai.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?