Google ADS

Lluka: Labinot Tahiri e Agim Bahtiri e kanë liruar AKR-në nga shantazhet e presionet

23:31 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur edhe rreth largimit nga partia të ish-deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri nga partia.

Lluka tha se janë persona të votuar, por ai tha se të dy e kanë liruar partinë nga presione e shantazhe të vazhdueshme që i kanë bërë.

“Normalisht, janë persona të votuar në përgjithësi, por unë mendoj se sado që e kanë dëmtuar, nga ana tjetër e kanë liruar partinë nga disa presione e shantazhe të vazhdueshme dhe unë mendoj që është në të mirë të AKR-së. Ju keni qenë dëshmitar ku është përfolur se Labinoti ka kërkuar që të ketë ministër një njeri të vetin, ose ka kërcënuar me largim për partia ose diçka të tillë. Partia nuk funksionon kështu”, tha Lluka.

Lluka gjithashtu ka thënë se ideja e largimit të Labinot Tahirit ka sjellur disponim brenda partisë, duke shtuar se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka ardhur si rezultat i presionit të Labinot Tahiri.

“Unë mendoj që është mirë që ka ndodhur largimi i Labit sepse ka disponim më të mirë brenda partisë. Ideja ka qenë që presioni i Labinotit ka bërë. Por tani edhe vet z.Mustafa e ka parë që qasja e Labinot Tahirit nuk ka qenë në rregull. Kësaj radhe ai ka vendosur mos t’i bashkohet Labinot Tahirin në aventurat e tij sepse ne e dimë se as në dy vite mandat ai nuk e ka pasur të qartë, ka qenë i padefinuar në kërkesat e tij”, tha Lluka.

Ai tha se edhe largimi i Agim Bahtirit është i njëjtë, pasi Bahtiri ka pasur preferenca individuale për kahjen që duhet të ketë AKR-ja.

“Për zotin Bahtiri mund të them se është e njëjta për shkak të preferencave të tij individuale se çfarë kahje duhet të ketë partia”, tha Lluka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme