Google ADS

Lluka: Kosova nuk është e vetmja që planifikon të sigurojë furnizimin me energji nga qymyri

18:26 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se Kosova nuk është e vetmja palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë që planifikon të sigurojë furnizimin me energji nga qymyri.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook Lluka ka treguar një fotografi të termocentraleve të planifikuara dhe ekzistuese me qymyr në Evropë.

Statusi i plotë:

Termocentralet e planifikuara dhe ekzistuese me qymyr në Evropë

Kosova nuk është e vetmja palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë që planifikon të sigurojë furnizimin me energji nga qymyri. Janë me dhjetëra projekte për ndërtimin e Termocentraleve në tërë Evropën.

E përbashkëta e këtyre projekteve në njësitë e reja, është se ato garantojnë respektimin e standardeve mjedisore Evropiane, përmes instalimit të teknologjisë më moderne.

Burimi: coalmap.eu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme