Qeveria e Kosovës do të bëjë publike kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ditën e nesërme. Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contur Global” në vlerë prej mbi 1 miliard euro u konsiderua projekti më i madh në historinë e Kosovës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar së për shkaqe teknike marrëveshja nuk është bërë publike më herët.
“…kontrata është duke u finalizuar mes zyrës ligjore të Kosovës dhe të klientit në këtë rast, dhe unë pres që pas përfundimit të këtyre gjërave teknike, rrjedhimisht këtë javë të bëhet publike. Llogarite diku rreth data 29 dhjetor do të jetë publike kontratën”, ka thënë Lluka.
Kosova ka pasur histori në Gjykatën e Arbitrazhit, por kësaj radhe ministri Lluka ka treguar që janë siguruar që kjo histori të mos përsëritet, ngase kjo është sqaruar në kontratën me “Countur Global”.
“Nuk e kemi lejuar hapësirën për arbitrazh, për arsye se dënimet janë të paracaktuara me kontratë se nëse tërhiqet Kosova se çfarë ndodhë, se nëse tërhiqet ‘Countur Global’ çfarë ndodhë. Këto i kemi pasur me kujdes që ‘Countur Global’ mos ta padisë nëse tërhiqet Kosova me një shumë marramendëse për shkak që nuk ka arritur marrëveshjen financiare. Në këtë rast duhet me u kuptuar mirë që financat vijnë nga institucionet financiare tek kompania ‘Countur Global’ sepse ky interesim është krejt privat. Ajo çka e ndihmon këtë proces është garancioni që Kosova ka bërë me ‘Countur Global’ p.sh me blerjen e energjisë sepse një institucion financiar kur te sheh që Qeveria e garanton blerjen e energjisë për 20 vite normalisht që investimin e ka më të lehtë për ta bërë te investitori privat”, ka thënë ai.
Projekti më i madh energjetik do të fillojë të ndërtohet vitin tjetër e parashihet të përfundoj në vitin 2023, gjatë ndërtimit do të punësohen 10 mijë persona, ndërsa pas 20 vitesh do të jetë në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
Ministri Lluka gjatë kësaj interviste ka dhënë detaje për këtë pjesë e cila ka ngritur “pluhur” në opinionin kosovar.
“Gjatë fazës së ndërtimit do të regjenorehen 10 mijë vende punë kurgjo gjatë operimit të saj do të jenë 500 vende pune. Do të investohen fonde për fazën e komunitetit pra rreth termocentralit ku do të ndodhet, do të ketë fonde për zhvillimin e të rinjve në shkathtësi në fushën e energjisë, pra benefitet do të jenë mjaftë të mëdha”, është shprehur ai.
“Pas 20 viteve ky termocentral do t’i kaloj Qeverisë së Kosovës normalisht pa asnjë kosto. Por gjatë këtyre 20 viteve interesi është shumë i madh për investitorin e madh për arsye se i garantohet një kthim në ekuitet rreth 18.5 për qind. Por po flasim vetëm për pjesën e ekuitetit që ata investojnë në këtë rast është 30 për qind e të gjithë investimit që shkon në ekuitet. Por nëse e shohim në investimin total kthimi në investim do të jetë diku 12 për qind, apo të themi që për 8 vite investitori do të kthej investimin pastaj 12 vite të tjera do të gjeneroj fitim për vete. Dhe ky është interesimi I tyre për këtë projekt dhe pas 20 viteve do të dalin nga ky projekt pastaj i transferohet qeverisë”, ka thënë Lluka.
Por i pari i Zhvillimit Ekonomik pranon se shtrenjtimi i rrymës është i paevitueshëm nga 11 % deri në 18%. E që sipas tij, ky është skenari më i keq që mund të ndodhë.
“Unë çka kom raportuar në mbledhje të qeverisë ka qenë situate aktuale dhe të gjitha senariot që e parashohin një rritje të rrymës, d.m.th unë kamë thënë që kemi senarion më të keqe kur kemi rreth 42 milionë euro të energjisë elektrike d.m.th për shkak të importeve në këtë rast do të rritej energjia siç ka thënë ZRRE, sepse ZRRE është përgjegjëse për rritjen e çmimeve dhe me këtë humbje parashihen diku 18 për qind rritje”.
“Gjithashtu kemi parapa një mase tjetër më agresive ku humbjet zvogëlohen në 30 milionë euro për shkak të punimeve më të ashpra me nxjerrjen e qymyrit apo prodhimit të energjisë në këtë rast do të rritej në 11 për qind mirëpo janë edhe format tjera ku financimi sigurohet qoftë përmes kredive qoftë përmes Qeverisë apo qoftë edhe përmes zvogëlimit të humbjeve apo keqpërdorimeve të ndryshme dhe në këtë formë nëse me të vërtetë tregohemi shumë strikt atëherë ka mundësi të evitohen tërësisht apo të minimizohen tërësisht këto humbje”.
“Si rezultat unë raportin e kom dorëzuar tek Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Haradinaj, dhe kryeministri e ka shikuar raportin, i ka shqyrtuar të gjitha mundësit ka vizituar KEK-unë dhe ka diskutuar në të gjitha format dhe ka parë mundësin që kjo rritje nuk duhet të ndodhë. Megjithatë unë e vlerësoj se kjo ka qenë qëllimi i raportit që të sjellim në vëmendje situatën aktuale. D.m.th unë nuk vendosi për rritjen e çmimit, unë e komunikoj atë se çfarë zyra e rregullatorit e cakton”, tha Lluka.
Lluka ka treguar gjithashtu edhe për një obligim kontraktual që e kanë ndaj “Kosovës A” dhe “Kosovës B”
“Kosova A do të mbyllet me fillimin e ‘Kosovës B’ dhe këtë e kemi obligim kontraktual dhe rehabitlimi i ‘Kosovës B’ është në situatën kur është duke u bërë studimi i fizibilitetit besoj që do të përfundoj deri në qershor të 2018 dhe mandej gjatë verës së ardhshme do të filloj rehabilitmi, sepse për të minimizuar ndërprerjet e rrymës gjatë rehabilitmit duhet të gjejmë formën kur edhe konsumi është më i vogli. Për të zvogëluar ndërprerjet e energjisë elektrike kosto totale parashihen të jetë 333 milionë euro. 35 milionë euro e kemi marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër do të jetë përmes financimit të Buxhetit të Kosovës qoftë edhe në formë të kredisë. Pra nuk e mohojmë edhe mundësin e involvimit apo përfshirjes së investitorëve, por ne kemi të drejtë ligjore që deri në 49 për qind të ‘Kosovës B’, ta rivatizojmë, mirëpo në asnjë formë nuk kemi të drejtë të privatizojmë më shumë se 50 për qind sepse duhet të mbetemi vendimmarrës në këtë termocentral”, ka thënë ai.
https://vimeo.com/248947723
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...