Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me ç’rast është diskutuar për bashkëpunimin në mes të këtyre dy vendeve.
Ministri Lluka gjatë këtij takimi tha se sektorët si energjia, minierat, ujërat dhe teknologjia e informacionit janë sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm, andaj puna e tij gjatë këtij mandati do të fokusohet në këta sektorë, shkruan arbresh.info.
Tutje Lluka duke folur për projekte konkrete falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në sektorin e energjisë dhe ujërave, respektivisht linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, projekte këto që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ambasadori Heldt dhe kreu i MZHE-së ritheksuan se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë bilateral mes dy vendeve, i cili duhet avancuar më tej edhe në aspektin ekonomik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...