Google ADS

Lluka: Eksportet nga Trepça mund t’i sjellin Kosovës 1.2 miliard euro

22:31 | 6 Qershor 2018
M. A.

Trepça është një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit, ka thënë ministri Valdrin Lluka.

Sipas tij, me eksport nga Trepça, Kosova mund të fitojë 1.2 miliard euro.

Lluka ka deklaruar në Tribuna Channel se për Trepçën ka investitorë mjaft të interesuar.

Ai mes tjerash nuk la pa përmendur edhe gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Ministri tregoi se disa ekspertë janë duke përgatitur një raport në lidhje me të, që së shpejti ta dorëzojnë në Qeveri.

Lluka ka përmendur edhe çështjen e kontratës mes Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovës.

Ai ka thënë se se ka shumë gjasa që ajo të shkëputet.

Lluka është shprehur se falimentimi i Telekomit të Kosovës do të ishte imazh i keq për shtetin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme