Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka thënë se në programin e këtij koalicioni, për sektorin e shëndetësisë, parashihet edhe privatizimi i shërbimit spitalor.
Në Interaktiv të KTV-së, Lluka ka thënë se planifikojnë që përmes fondit të sigurimeve shëndetësore të bëhet privatizimi i menaxhimit të spitaleve publike e rajonale, me qëllim që të ofrohen kushte më të mira për qytetarët.
“Do të privatizojmë pjesën e menaxhimeve publike e rajonale. Menaxhimi i jepet një kompanie e kompania pos që merr përgjegjësi, merr përsipër edhe investimet në aparatura. Në këtë rast, kur qytetari shkon në QKUK, do të pranojë shërbimin me pesë yje, sikur të spitalit privat, e s’do të paguajë asgjë sepse sigurimet do të mbulojnë ato shpenzime”, ka thënë ai.
Sipas tij, koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme sepse “çdo kombinim i mundshëm duhet të ketë në partneritet edhe koalicionin AKR-Nisma për të pasur qëndrueshmëri më të mirë”.
Lluka ka thënë se zhvillimi ekonomik është pika kryesore e programit të koalicionit. Ka thënë se fokusi është edhe në arsim, rini e drejtësi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...