Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, kanë vizituar minatorët e Minierës së Artanës.
Lluka dhe Pacolli janë pritur nga menaxhmenti dhe minatorët, të cilët u njoftuan në detaje për punën që ai dhe deputeti Pacolli kanë arritur gjatë kësaj legjislature të realizojnë për këtë Minierë dhe minatorët e saj.
Kreu i MZHE-së tha se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët dhe ka diskutuar me ta për problemet dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre.
“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet”, tha Lluka.
Kurse Pacolli tha se sektori minerar në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim, andaj, është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të punojnë pandalshëm në implementimin e Strategjisë Minerare në Kosovë, hapjen sa më të shpejt të ‘zonave të interesit të veçantë’ dhe promovimin e këtij sektori për investime të jashtme.
Minatorët e minierës së Artanës kanë falënderuar Llukën e Pacollin për përkrahjen dhe investimet që po realizohen në këtë minierë, duke përfshirë mensen që këtë vit po fillon së realizuari nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...