Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenk Gjetaj në mbledhjen e këtij komisioni ka thënë se nga maji e deri më tani janë zhvilluar disa aktivitete.
“Është zhvilluar një aktivitet i veçantë i ashtuquajturi Samiri i Londrës për çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë ai.
Këshilltari i kryeministrit Haradinaj Jahja Lluka i cili ka marr pjesë në Samitin e Londrës ka treguar aktivitetet që janë mbajtur atje, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se në këtë Samit është dashur të nënshkruhej një plan zbatues por se sipas tij për shkak të disa kërkesave të Kroacisë nuk është nënshkruar.
“Mirëpo njëra ndër pikat e cila është nënshkruar nga të gjithë është zbardhja e fatit për personat e zhdukur. Po ashtu është mbajtur edhe një ngjarje nga princi Charles ku ai ka bërë të njohur mundësinë e tij për të ndihmuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar se të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në përshpejtimin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
“Për herë të parë Kosova në këtë Samit ka qenë e barabartë me shtetet tjera dhe për këtë falënderojmë Mbretërinë e Bashkuar. Shpresojmë që në Samitin e radhës që do të mbahet në Varshavë të jetë e njëjta”, ka thënë ai duke shtuar se Qeveria do të vazhdoj ende të punoj në këtë drejtim.
“Besoj që edhe Serbia tani do të jetë e detyruar të jep informata sepse ne e dimë adresën. Besoj që deri në fund të vitit do të kemi informata në këtë drejtim. Jemi duke punuar edhe me prokuroren për krime lufte, Drita Hajdari sepse kemi disa urdhëresa që nuk janë zbatuar, kanë mbetur në gjysmë të rrugës. Shpresoj që numri i personave të zhdukur nga 1650 të zvogëlohet”, tha Lluka./Arbresh.info
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...