Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se vendimi për marrëveshjet që sigurojnë përfundimisht pavarësinë energjetike të vendit nuk kanë asgjë të fshehur.
Këto deklarime Ministri Lluka i dha sot në Info Magazine të Klan Kosovës ndërsa shtoi se do të ketë qasje transparente ndaj qytetarëve të Kosovës, sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara.
”Secili shtet duhet të sigurojë furnizimin me energji elektrike. Edhe Gjermania diku rreth 70% e ka nga qymyri. Edhe në Kosovë nuk kemi gaz, nuk kemi alternativa të tjera”.
”E është e pamundur për një shtet për të furnizuar me energji nëse nuk ka alternativa”.
”Në raste të tilla edhe BE ka një ligj. Kemi rreth 25% të energjisë së gjeneruar nga energjia alternative. Derisa ne importojmë energji nuk kemi mundësi parashikimi të çmimit”.
”Në raport thuhet se është çmimi i lartë, por duhet të shohim koston a dëshirojnë rrymë më të fortë. Kudo që investojmë në sektorin energjetik, duhet të reflektojmë në tarifa. Nëse ne investojmë KEDS-i ka për obligim të investojë po ashtu”.
”Nëse ne zvogëlojmë të gjitha humbjet dhe e rrisim termocentralin, humbja është më e madhe. Qasja ynë do të ndryshojë që nga publikimi i kontratës. Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa i përket dëmtimeve, çdo kontratë që negociohet për më të mirën e vendit”.
”Nëse ndodh që klienti nuk arrin ta sigurojë me çmimin që jemi pajtuar, ne kemi të drejtë ta ndërprejmë kontratën pa dëme”.
”Nëse pa asnjë arsye dëshirojmë ta ndërpremë kontratën nëse Kuvendi i Kosovës nuk miraton menaxhimin financiar, dëmi maksimal do të jetë dhjetra miliona euro. Përkrahje ka nga të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes”.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...