Google ADS

Lluka bind minatorët të ndërpresin grevën, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh

19:03 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kryetarin e Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, në një konferencë për medie, kanë shpalosur detaje të marrëveshjes së Qeverisë me përfaqësuesit e minatorëve të “Trepçës” me të cilën pezullohet greva e tyre.

Ministri Lluka tha se pas grevës 5-ditore të minatorëve të “Trepçës” është arritur marrëveshja për përmbushjen e kërkesave.

“Kemi arritur një marrëveshje me sindikatën e Trepçës. Për 5 dite e kemi pasur një grevë, mirëpo kemi arritur një marrëveshje. Si rezultat, në përfundim kemi gjetur një rrugë për t’i dhënë fund grevës dhe të dialogojmë”, u shpreh kreu i MZhE-së.“Janë disa benifite të sigurimit shëndetësor, përfshirjen e disa aseteve shtesë si dhe po ashtu kemi krijuar një grup punues që do të trajtojë benefitet sociale.

E gjitha kjo e kemi lënë një afat kohor për 90 ditë për të kryer detyrat tona si qeveri”.Lluka ka mbajtur sot gjatë ditës një takim të gjatë me minatorët e “Trepçës”, në përpjekje për t’i bindur të ndalin grevën dhe të gjejnë një zgjidhje. Dhe duket se ia ka arritur.“E di që minatorëve iu është premtuar në vazhdimësi, mirëpo ka ardhur koha të ju japim një zgjidhje. I kemi diskutuar edhe benefitet sociale; janë disa benifite të sigurimit shëndetësor dhe njohja e stazhit”.

Ai ka shpjeguar se këtu nuk po flitet vetëm për minatorët në minierën në jug, por për të gjithë minatorët, përfshirë ata serbë në njësitet e “Trepçës në pjesën veriore. “Benefite, si pensionimi i hershëm, gjithsesi do të ketë”, ka siguruar ai.Kryetari Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, tha se me këtë marrëveshje ka fituar “Trepça”, por edhe Qeveria“Ne sot pas 5 ditë greve të gjatë dhe të mundimshme e arritem një marrëveshje me ministrin, i cili ka dhënë një kontribut të madh. Arritëm të marrim premtim që kërkesat e minatorëve të realizohen brenda 3 muajve, raporton Ekonomia Online

Qëllimi ynë ka qenë që ‘Trepça’ të mbrohet nga ai draft-status i cili është dërguar në Kuvend”, u shpreh Sadiku, raporton EO.“I falënderoj minatorët e ‘Trepçës’ që kanë bërë grevë dhe qëllimi i tyre është arritur. Kjo është një fitore e të gjithëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme