Valdrin Lluka i AKR-së ka thënë se largimet e Agim Bahtirit drejt Vetëvendosjes dhe Labinot Tahirit drejt AAK-së nuk i kanë bërë dëm kësaj partie.
Sipas tij, AKR-ja e ka akoma bastion Mitrovicën, ku kryetar ishte Bahtiri. Për largimin e deputetit Tahiri, Lluka ka thënë se partisë iu larguan presionet që i kishte në vazhdimësi.
“E kemi demonstruar në Mitrovicë kur kishim një tubim. Ishte entuziazëm i madh. AKR-ja e ka bastion Mitrovicën nga 2007-a. Më 2010 për disa dhjetëra vota s’e morëm kryetarin. Këtu gabon Bahtiri kur thotë se pa të AKR-ja s’ka gjë në Mitrovicë. Në fakt është e kundërta. Do të dalim shumë mirë në Mitrovicë. I ka marrë rreth 150 vetë, por s’është e gjithë AKR-ja. Na kontaktojnë shumë njerëz që po thonë se janë kthyer në AKR nga ku ishin larguar për shkak të tij. Ai do ta shohë se ka gabuar me këtë vendim. Kush ka dalë nga AKR-ja deri tash politikisht ka nisur të shuhet”, ka thënë ai.
Lluka më tej ka thënë se ai vetë e ka sjellë Bahtirin në Kosovë e se partia e tij ia ka dhënë krahët dhe e bëri të famshëm.
“Ai mandatet i ka fituar me krahun e AKR-së. Kam qenë ndër iniciatorët që e kam sjellë për të investuar në Kosovë dhe e kemi inkuadruar edhe në parti. S’e ka njohur dikush në Mitrovicë më herët. AKR-ja ia dha krahët. Kur vjen në pozitë që mendoj se je mbi partinë vazhdon tutje, por mendoj se është gabim. Ai do të ishte më i suksesshëm me AKR-në. S’di a do të ketë zërin që ka pasur te ne, në partitë tjera”, ka shtuar Lluka.
Për Tahirin, Lluka ka thënë se “ai s’ka ditur as çka ka dashur”.
“Është liruar partia nga disa presione që ka pasur në vazhdimësi. Presione në formë kërcënimesh, me ose bëma ministër këtë ose largohem. Partia duhet të jetë unike. Ky problem s’ka qenë më herët, por në kohët e fundit. Labi nuk e ka ditur çka ka dashtë. Në deklaratat e tij e keni pa se s’ka qenë kurrë stabil rreth kërkesave të veta. Mendoj se ka pasur vota shumë dhe ishte aset i AKR-së, por kur në vazhdimësi je i shantazhuar me kërkesa të ndryshme është më mirë të mos jetë pjesë e partisë sepse shkakton demotivim te të gjithë anëtarët. Është shumë mirë që ka ndodhur kjo”, ka deklaruar më tej ai.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...