Google ADS

Llogaritjet e palogjikshme buxhetore për pesionet e pjesëtarëve të FSK-së

08:06 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në buxhetin për vitin 2019 për pensionet e pjesëtarëve të FSK-së ka ndarë buxhet në vlerë 1 milion e 403 mijë euro. I njëjti buxhet është vlerësuar të ndahet edhe për vitin 2020 dhe 2021.

Ibrahim Shala nga Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për portalin arbresh.info  ka treguar planin e pensionimit të pjesëtarëve të FSK për vitin 2018-2021 duke përfshirë numrin e stafit të parashikuar dhe të mundshëm që pensionohen si dhe koston financiare sipas kategorive nënoficer dhe oficer sipas viteve.

Sipas tij që nga viti 2018 deri në vitin 2021 do të pensionohen 636 pjesëtarë të FSK-së.

Gjithsej për vitet  2018-2021 numri i pensionimeve të pjesëtarëve të FSK-së do të jetë 636 pjesëtarë. Për periudhën Janar – Dhjetor 2018 nr. pensionimeve 210 pjesëtarë, kostoja totale 307,817.22 €. Për periudhën Janar – Dhjetor 2019 nr. pensionimeve 116 pjesëtarë, kostoja totale 447,062.52 €. Për periudhën Janar – Dhjetor 2020 nr. pensionimeve 143 pjesëtarë, kostoja totale 508,639.80 €. Për periudhën  Janar – Dhjetor 2021 nr. pensionimeve 167 pjesëtarë, kostoja totale 579,823.32 €”, ka treguar Shala.

Sipas tij, shifra e buxhetit mund të ndryshojë.

Kostoja totale e shpenzimeve do të jetë 1,843,342.86 €. Shifra e numrit/buxhetit  të pensionimeve mund te ndryshoi për 10%  plus apo minus në çdo vit për shkak të pensionimeve të mundshme të paparashikueshme”, është shprehur ai.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati, në një përgjigje për portalin arbresh.info, vlerëson se ky buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për pensionet e FSK-së, nuk është i logjikshëm.

Pjesëtarët e FSK-së të pensionuar janë me ligj. Është ligj që nuk mund ta anashkaloj as Qeveria, as askush tjetër dhe kur bëhet buxheti i shtetit nuk bëhet për tri vite, por për çdo vit. Është gabim i madh që të parashikohet edhe në vitet tjera e njëjta shifër. Ajo përllogaritje e buxhetit duhet të bëhet në koordinim më Ministrinë e Mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse  për përcaktimi e vijës buxhetore apo planifikimet se sa pjesëtarë dalin në pension, në vitin që planifikohet buxheti. Për këtë arsye unë nuk e shoh të logjikshme, nëse është menduar apo planifikuar në atë mënyrë, sepse çdo pjesëtarë i FSK-së i cili pensionohet sipas ligjit të miratuar e ka me ligj të garantuar pensionin që i takon”, ka thënë ai

Sipas Kastratit janë bërë llogaritje pa menduar.

Nuk e shoh edhe tragjike sepse çdo vit mund të planifikohet buxheti nëse është bërë ndonjë gabim, dhe e dyta gjatë vitit buxheti njëherë rishikohet kah mesi i viti dhe nëse ministria përkatëse e sheh që nuk ka mjete të mjaftueshme, atëherë bëhet rialokimi i buxhetit dhe duhet të sigurohen. Dikush paushall e ka bë këtë përllogaritje, dhe nuk e shoh të logjikshme, besoj që atë do ta sheh dikush që është gabim. Para së gjithash Ministria e Mbrojtjes duhet të reagoj apo e Mirëqenies Sociale sepse pensionet shkojnë të gjitha në këtë Ministri, pra ata duhet të intervenojnë dhe ta riplanifikojnë një shumë normale”, theksoi Kastrati./V.Berisha/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme