Limaj: Lirinë që sot e gëzojmë e kemi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë

14:24 | 31 Mars 2019
L G

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i NISMA’s,  Fatmir Limaj ka thënë se lirinë të cilën sot e gazon populli i Kosovës, e ka fal dëshmorëve dhe martirëve, të cilët ranë për lirinë e vendit, raporton arbresh.info.

Limaj u shpreh kështu në përkujtimin e 20 vjetorit të masakrës në fshatin Burim të Malishevës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se në këtë masakër nuk u kursyen as fëmijët dhe pleqtë.

“Lirinë të cilën e gëzojmë sot, askush nuk na e ka falur. Ajo ka ardhur nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Në 20-vjetorin e masakrës së Burimit kujtuam 34 martirët të cilët u vranë mizorisht 20 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe, si dhe tetë persona tjerë janë vrarë përreth Burimit, po më 31 mars të vitit 1999”, është shprehur Limaj.

Sipas tij, masakrat që kryheshin nga forcat serbe gjithandej Kosovës para 20 vjetësh, tregonin se okupatori po i numëronte ditët e fundit.

Liria sipas tij kalon nëpër sfida, vuajtje e dhimbje, por gjithmonë përfundon me krenari. Këtë ditë Limaj thotë se  e kujton  me trishtim e dhimbje,  duke shtuar se në funt nga ky tubim të gjithë dalin me krenari.

Ai ka bërë thirrej që kurrë të mos pushohet së kërkuari  kryerësit e këtyre krimeve.

Ai ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë  të hetojnë secilën masakër të kryer në Kosovë.

“Thirrje për institucionet e drejtësisë të cilat duhet ta hetojnë secilën masakër që është kryer në Kosovë.  Liria ka kuptim vetëm atëherë kur kryerësit e këtyre krimeve e marrin dënimin e merituar. Lavdi e respekt për të gjithë martirët që ranë për lirinë e Kosovës! Lavdi për të gjithë dëshmorët e Llapushës dhe gjithë Kosovës”, ka përfunduar Limaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme