Është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i moshuar.
Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.
Personat me të cilët shoqërohet Ylli janë jo moshatarët e tij, por njerëz të moshës 70-80-vjeçar.
Ai nuk del me shokët në kafene, të gjithë ata i fton t`i bashkohen në odën e tij në fshat. Pasi që jeta në qytet nuk i pëlqen, ai ka zgjedhur të bëjë jetën si në të kaluarën, e pa përtesë merret edhe me bagëti.
Veshjen ai e gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qepë. Ndërsa thotë se së kudo që shkon plisin nuk e largon nga koka, kjo për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar, shkruan insajderi.
Me veshje të pleqve Ylli kishte shkuar edhe në shkollë, aty ku komente të mira thotë se mori nga profesorët.
Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një punë interesante. Mesitninë e qifteve. Deri tash thotë se ka msitnuar 30 çifte.
Përveç këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë