Lladrovci voton me familje në Shqipëri: Për demokaracinë, respektimin e ligjit e perspektiven

12:31 | 25 Prill 2021
A. B.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se bashkë me fmailjen ka votuar në Shqipëri.

Lladrovci thotë se kanë votuar për shqipëtarët, për vlerat e demokarcisë e perspektivën.

“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, krahas fotos së publikuar.

Ndryshe, në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet, në mesin e shumë qytetarëve që kanë dalë në votime ka edhe kosovarë e shumica prej tyre janë politikanë, të cilët veç se kanë njoftuar për votimin e tyre.

Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar!

Posted by Ramiz Lladrovci on Sunday, 25 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme