Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, Genc Beribashi, shkruan se me keqardhje u informua se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani.
“Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre. Në takim me zotin Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, shkruan Lladrovci në Facebook.
Kujtojmë që kjo ndërmarrje punëson 900 punëtorë, si dhe mbi 250 përmes kontraktorëve të ndryshëm si dhe prodhon mbi 6,000 ton xehe në muaj dhe kontribuon me mbi 50% të eksportit të gjithëmbarshëm të Kosovës./arbresh.info/
“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...