Google ADS

Lladrovci: Veseli nuk është kandidat, por është kryeministër

22:02 | 31 Gusht 2019
Arditë Shkodra

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, është një lider që fjalët i mbështetë me vepra.

Sipas tij, Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së.

“Kadri Veseli kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opsion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse Kadri Veseli si asnjë lider tjetër ka ofruar fakte për qëndrimet e tij”.

Lladrovci gjithashtu shtoi se Veseli ka vendosmërinë për luftimin kundër uzurpuesve të pronave, ndërtimeve pa leje dhe do të rrënojë objekte në prona publike.

“Vendosmërinë e tij kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje dhe rrënimin e objekteve në pronat publike, zbatimin e ligjit dhe vendimeve deri tash të pazbatueshme, largimin e zyrtarëve me akuzë, transparencën e plotë, janë vetëm disa nga kapitujt ku unë, ndër vite, kam inkurajim maksimal”.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Kadri Veseli, Kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opcion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse, Kadri Veseli, si asnjë lider tjetër, ka ofruar fakte për qëndrimet e tij.

Kadri Veseli është lider që fjalët i mbështet në vepra. Ai po premton, ato që i ka bërë apo zotohet fort se do ta çoj tutje procesin e filluar nga ai. Sigurisht, fjala është për luftimin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Vendosmërinë e tij kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje dhe rrënimin e objekteve në pronat publike, zbatimin e ligjit dhe vendimeve deri tash të pazbatueshme, largimin e zyrtarëve me akuzë, transparencën e plotë, janë vetëm disa nga kapitujt ku Unë, ndër vite, kam inkurajim maksimal.

Si asnjë herë më parë, Unë jam i bindur, se Z. Veseli, me vizionin e tij për vendin dhe proceset, në veçanti për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe dukurive tjera që pengojnë vendin tonë, do t’i prij vendit brenda vlerave evropiane.

Kadri Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së, e qytetarëve të barabartë që duan vendin e vet, të jetojnë e punojnë në Kosovë, që e duan Kosovën me gjasa të barabarta, brenda vlerave euro-atlantike, pa korrupsion, krim të organizuar dhe nepotizëm.

Në kohën kur parullat politike lansohen pa mbulesë, ne kemi vepra, ne kemi vendosmëri për të bërë më të mirën për qytetarët, për të realizuar besimin e qytetarëve, pa dallim, për shtet me gjasa e mundësi të barabarta, zbatim të ligjit, me transparencë e llogaridhënie.

Ne nuk kemi kandidat për kryeministër, ne kemi Kryeministër, ai është Kadri Veseli!

#KadriVeseliKryeministër

#PDKDrenasDekadaeRE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme