Komuna e Drenasit ka marrë vendim që të ndalojë hedhjen e mjeteve piroteknike përgjatë festave të fundvitit.
Në vendimin e komunës, njoftohet se ndalohet përdorimi i tyre në hapësirat publike, rrugë e hapësira të tjera. Ndërkaq, sipas njoftimit, ata që e bëjnë një gjë të tillë do të dënohen me 100 euro gjobë.
“Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara. Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...