Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për herë të parë lidhur me rastin e keqpërdorimit të një 16 vjeçareje nga kjo komunë ku të akuzuar janë tre persona; një pjesëtar i Policisë së Kosovës, V.V. një mësimdhënës, SH. XH. dhe një avokat, G. H.
Ai tha se nuk beson që është shumë i vërtetë lajmi që një mësimdhënës ka keqpërdorur me vajzën 16 vjeçare. Si shkak, ai përmendi se mësimdhënësi në fjalë i ka dhënë asaj mësim vetëm një orë prej 45 minutave.
“Ky rast është bërë i ditur në 2017 në momentin kur ka pasur një denoncim nga ish-16 vjeçarja për një mësimdhënës që ka abuzuar me të e që nuk është shumë e vërtetë sepse mësimdhënësi në jetën e vet nxënëses i ka dhënë mësim vetëm një zëvendësim të një ore mësimi prej 45 minutave të një kolegu të vet. Nuk ka qenë mësues i rregullt por ne i kemi marrë masat menjëherë dhe e kemi suspenduar. Jo vetëm mësimdhënësin, por çdo zyrtarë të komunës së Drenasit ndaj të cilëve kanë filluar procedura hetimi e kanë pasur aktakuza unë i kam suspenduar. Nuk kam ndjekur procedura të kaluara që derisa ta shpallë Gjykata. Unë i kam suspenduar sipas ligjit”, tha Lladrovci.
Sipas tij, në vitin 2017, kur edhe është suspenduar mësimdhënësi në SH. XH., vajza ka tërhequr kallëzimin penal nga Gjykata. Tha se edhe pas përmbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, kanë kërkuar sërish për hapjen e hetimeve.
“Kur ne e kemi suspendu mësimdhënësin më 2017 ne e kemi vazhdu procedura pasi prokuroria i ka mbyllë gjithë hetimet sepse vajza e ka tërheq kallëzimin. Nuk e dimë na se cilat kanë qenë arsyet pse e ka tërheq sepse janë procedura të hetimeve por që unë kam qenë i bindur dhe drejtoria e Arsimit ka qenë e bindur se ka rast. Ne pas mbylljes së gjithë hetimeve ne i kemi shkruar kryeprokurorit se mos t’i mbyllin hetimet sepse gjithmonë denoncimet e para janë më serioze sepse pas presioneve njeriu mund të tërhiqet prej akuzave. Ata nuk i kanë vazhduar hetimet ne prapë i kemi marrë masat vetëm sa i përket pjesës së mësimdhënësit. Ne nuk kemi të drejtë të përzihemi as polici e as te avokati” tha ai për Gazeten Blic.
E për këtë, i pari i Drenasit tha se kanë informacione se në këtë rast janë të përfshirë edhe mësimdhënës tjerë.
“Ne prapë dje, sepse qarkullojnë informacione që ka edhe njerëz tjerë të implikuar të abuzimit seksual me vajzën dhe ka informacione që ka edhe mësimdhënës tjerë. Ne i kemi shkruar prokurorit, ju lutem në rast se jeni duke kryer hetime ndaj një mësimdhënësi tjetër, na informoni që t’i ndërmarrim masat që imazhi i shkollave tona të mos luhatet dhe ti marrim masat karshi ligjit”, përfundoi deklaratat e tij Lladrovci lidhur me këtë rast.
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...