Lladrovci thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Besoni në vizionin për kryeministrin e parë shqiptar të bashkuar

18:49 | 12 Korrik 2020
L G

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë takuar kreun e BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook,  ka postuar një fotografi bashkë me Ahmetin e BDI-së dhe kreun e Skenderajt, Bekim Jashari, përmes së cilës ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Jasharit për Ahmetin në zgjedhjet që do të mbahen të mërkurën (15korrik) Maqedoninë Veriore.

Lladrovci u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të besojnë në vizionin për kryeministrin e parë shqiptar, siç ka shkruar ai të bashkuar.

“Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.  Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut. Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar”, ka shkruar Lladrovci./arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Vëlla Ali,

Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar.

Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë.

Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,

Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme