Lladrovci takon pronarin e ri të Ferronikelit

22:10 | 31 Korrik 2018
V. S.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar pronarin e ri të gjigantit industrial Ferronikeli.

Në njoftimin e postuar në faqen e tij në Facebook, i pari i Drenasit ka thënë se:

“Rikthimi i Ferronikelit, gjigandit të komunës tonë në burim të të mirave për mijëra familje dhe rikthimin e vëmendjes për investitorët tjerë potencial, është shumë premtues”.ka theksuar Lladrovci.

Ai shtoi se : “Z. Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Ne e përgëzuam për gjithë sukseset e tij në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i ofruar mirëseardhje dhe sukses në komunën tone”.

Pak javë më parë kompania NKL Limited me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kontrollohet nga “Balfin Group” e drejtuar nga miliarderi shqiptar Samir Mane, bleu 100% të aksioneve të Ferronikelit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme