Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë lajmin e shumëpritur për udhëtarët me tren se objekti i Stacionit të trenit në këtë komunë i kthehet udhëtarëve dhe pronarit Infra-Kos.
Lladrovci ka përshëndetur vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka- të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë.
Postimi i tij i plotë:
Objekti i Stacionit të trenit në Drenas presim shumë shpejt t’i kthehet qytetarëve!
Më në fund, Stacioni i trenit, pritet t’i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit, Infra-Kos.
Pres nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë Stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren. Po ashtu, pres që të mënjanojë çdo aneks i cili nuk është brenda funksionit të Stacionit të trenit.
Përshëndes vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka- të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...