Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte sot një ditë të gjatë, shumë pika në rend dite në asamble, debate dhe çështje të shtruara me interes për qytetarët.
Por, Lladrovci shpreh edhe një habi “për faktin e panjohur për mua se ai që ka kryer ndërtime në pronë publike dhe pengon rrugën për qytetarët, paska qenë funksionar opozitar”
Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Megjithëse vonë, më duhet të shpreh dy opinione, një falënderim dhe një habi.
Falënderoj të gjithë asamblistët e Komunës së Drenasit, për debatin demokratik, trajtimin e denjë e të sinqertë të pikave të rendit të ditës, si dhe votimin që çojnë përpara çështjet e interesit të qytetarëve.
Habia ka të bëj me një veprim pas lirimit të pronës publike, të cilën, jam zotuar se për çdo ndërtim në pronën publike që dëmton interesin e qytetarëve, do të zbatohet ligji.
Habia vjen për faktin e panjohur për mua se ai që ka kryer ndërtime në pronë publike dhe pengon rrugën për qytetarët, paska qenë funksionar opozitar.
Unë e kam ditur se punon në Kuvendin e Kosovës por se është nënkryetar i partisë opozitare në Drenas, sonte nga mediat e mora vesh.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...