Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme lidhur më rastin ‘Drenica 2’.
Kjo gjykatë ka kërkuar vëllezërit Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku, ish- kryetar i Drenasit të vuajnë dënimin më burg me nga 3 vjet të akuzuar për krime lufte.
Lladrovci me anë të një reagimi në facebook, ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të pavarura, por që vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm.
Postimi i plotë i tij:
Drenica, për më shumë se një shekull ishte burim lirie, duke u bërë ballë me dinjitet sfidave, furtunave dhe sprovave të lirisë.
Drenica përcolli për më shumë se një shekull mesazhin e sakrificës. Edhe sot, bijtë e Drenicës, janë duke u dhënë këtë mesazh.
Institucionet e drejtësisë janë të pavarura në vendimet e veta. Vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm.
Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku. Për shumë arsye kemi pritë lirimin nga çdo akuzë.
Drenica, Drenasi, përjetë krenar me çlirimtarët!
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...