Lladrovci pranon idenë e Berishës për hapjen e parkingut në Drenas

21:45 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Sot kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci  ka bërë hapjen e parkingut i cili gjendet mbrapa stacionit të Autobusëve i cili është i hapur nga ora 7:30 deri në ora 23:00.

Parkingu i cili do të zë mbi 110 vetura, do të ketë një çmim befasues, të pa dëgjuar deri tani. Ky parking do t’i kushtojë vozitësve hiq më shumë se 0.20 euro/cent.

Hapja e parkingut erdhi disa ditë pasi anëtari i Nisma për Kosovën Vehbi Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook kishte shpalosur tri pika se si do të zgjidhej çështja e parkingut në këtë komunë pas fluksit të madh të veturave që ka në stinën e verës.

Njëra nga pikat ishte edhe shfrytëzimi i hapësirës të stacioni i autobusëve ku kjo pikë ka gjetur zbatim nga kryetari Ramiz Lladrovci

Më poshtë mund ti lexoni pikat e propozuara nga  asamblisti nga radhët e Nisma për Kosovën Vehbi Berisha:

Janë tri mundësi të ofrohet zgjidhja e përkohshme (sezonale) derisa të ndërtohen parkingjet e përhershme, si në vijim: Komuna e Drenasit mund të lëshoj pjesën e asfaltuar të stacionit të ri të autobusëve në shërbim për parkingje (pse jo mund të jetë edhe me pagesë), po ashtu edhe pjesa e cila ndodhet tek ish-stacioni i vjetër i autobusëve afër rrethit edhe ajo pjesë pse mos të përdoret për parking sidomos në këta dy muaj, si dhe zgjidhja tjetër e cila duhet të mendohet seriozisht për të ardhmen, të behët zgjidhje duke ofruar parkingje private siç bëhet po thuajse në shumicën e qyteteve të Kosovës. Amo problemi kryesor është se këto parkingje nuk bëhen vetvetiu por ata që paguhen për ketë, e që fatkeqësisht paguhen prej taksave tona duhet me mëndu dhe me punu shumë ma seriozisht në ketë drejtim. Prandaj e kam një apel për Policinë tonë, që të kenë mirëkuptim bile për mërgimtarët tanë sepse me të vërtet ata ma së paku kanë faj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme