Google ADS

Lladrovci: Pesë pjesëtarë të FSK-së nga Drenasi me COVID-19, u infektuan nga kolegu i tyre që mori pjesë në protestën e Vetëvendosjes

23:36 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Drenas sonte janë regjistruar pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së, shkruan Arbresh.info.

“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”.

Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.

“Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë ët bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.

Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme