Google ADS

Lladrovci përkujton 40 vjetorin e demonstratave studentore: Histori e ndritshme e rezistencës nacionale

15:04 | 11 Mars 2021
V. S.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar 40-vjetorin e demonstratave të studentëve të vitit 1981, për të cilat thotë se “mbajten ndezur flakadanin e lirisë dhe vijuan si rezistencë e pandalshme kundër okupatorit, deri në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pas angazhimit të fuqishëm për gati dy dekada të qytetarëve të Kosovës dhe atdhetarëve të të gjitha trojeve, Republika e Kosovës realizohet pas fitores së UÇK-së me aleatët e saj, kundër okupatorit, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Postimi i plotë:

Sot, kujtojmë me nderim të thellë atdhetarët që morën pjesë dhe kontribuan për demonstratat studentore të filluara, më 11 mars 1981. Këto demonstrata mbajtën ndezur flakadanin e lirisë dhe vijuan si rezistencë e pandalshme kundër okupatorit, deri në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kthesa e para 40 vjetëve, me kërkesën për Republikë, do të ishte kërkesa thelbësore për promovimin e të drejtave të shqiptarëve. Angazhimi atdhetar gati njëshekullor, i cili vijoi më 1981 nga studentët në rrugët e Prishtinës do të shtrihej në tërë Kosovën. Para 40 vjetësh, u bë kthesë e madhe për të qenë sot histori e ndritshme e rezistencës nacionale. Pas angazhimit të fuqishëm për gati dy dekada të qytetarëve të Kosovës dhe atdhetarëve të të gjitha trojeve, Republika e Kosovës realizohet pas fitores së UÇK-së me aleatët e saj, kundër okupatorit. Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme