Google ADS

Lladrovci për dënimin e “Calit”, Ky dënim pres të korrigjohet dhe Cali me shokët të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit

14:14 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas dënimit të Salih Mustafës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, ka reaguar duke theksuar se është “Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia”.

Reagimi i tij i plotë:

Ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe Cali me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë! Postimi i tij në rrjetin social: Sot, pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, u dënua me 26 vjet burg. Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia” . Po aq trishtues në deklaratën e Dhomave të Specializuara për rastin ishte fjalia se ai ishte penalisht përgjegjës: “…përmes kontributit personal si pjesëmarrës i ndërmarrjes kriminale të përbashkët”. Ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe Cali me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë, shkruan Lladrovci në reagimin e tij. /arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme