Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një shkrim në rrjetin social, ka evidentuar shkeljet e Kushtetutës, duke bërë thirrje të mos shkelet ajo, sepse Kushtetuta nuk është llastik.
Lladrovci ka theksuar po ashtu se “kërcënimet për arrestim të të zgjedhurve të popullit duhet marrë me po kaq shqetësim. Heshtja e kryeparlamentares kundrejt kërcënimeve nga ekzekutivi, janë shqetësuese ashtu sikur adresimi i pashembullt i Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese”.
Postimi i plotë Lladrovcit pa ndërhyrje:
Ndarja e pushteteve, nuk po kuptohet drejt, disa po e zmadhojnë rrolin e tyre, e disa po heshtin për kompetencat që i kanë me Kushtetutë.
Respektimi i Kushtetutës është i panegociueshëm, edhe për pushtetin ekzekutiv, Qeverinë. Vendimet e saj domosdo duhet të jenë brenda detyrave dhe obligimeve kushtetuese.
Shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, e paraparë dhe sanksionuar me Kushtetutë, nuk ka arsyetim. Aq më keq kur shkeljen e Qeverisë e vijon Ministria e Shëndetësisë e cila ia shkarkon fajin Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Shkelje kushtetuese është edhe shkelja e parimit të ekonomisë së lirë, sepse është krijuar monopol në lidhje me shërbimet e telekomunikimit.
Është për keqardhje arroganca e padituria kundrejt normave kushtetuese nga kjo Qeveri.
Kërcënimet për arrestim të të zgjedhurve të popullit duhet marrë me po kaq shqetësim. Heshtja e kryeparlamentares kundrejt kërcënimeve nga ekzekutivi, janë shqetësuese ashtu sikur adresimi i pashembullt i Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Njerëz të mirë, Kushtetuta nuk është llastik!
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele