Google ADS

Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e të riut: Në këto orë të rënda për familjen Bujupi jemi pranë jush

14:55 | 15 Shkurt 2023
K.B

Më rastin e humbjes së Eduart Bujupi nga fshati Arllat i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Bujupi për humbjen e djalit të tyre.

Vdekjen e të riut, Lladrovci e ka cilësuar lajm tragjik dhe tragjedi.

“Na tronditi pa masë lajmi tragjik se ka humbur jetën në aksident, biri juaj, Eduarti. Kjo tragjedi dhe humbje e madhe për Familjen tuaj të nderuar, është njëkohësisht edhe humbje për të gjithë neve. Një i ri i yni, nuk është më me ne dhe kjo është e dhimbshme. Në këto orë të rënda për familjen Bujupi, jemi pranë jush, për të marrë sado pak nga dhimbja Juaj për birin Tuaj, Eduartin. Ju nuk jeni vetëm në këtë tragjedi. Mbahuni të fortë, ngushëllim Juve, miqve e dashamirëve Tuaj. I përjetshëm qoftë kujtimi për Eduartin, Zoti e mëshiroftë!”. /arbresh.info/

lexo edhe:

Arrestohet ngasësi i veturës që aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin në Arllat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme