Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se mirëpret përkahjen e nivelit qendror për projektet në të mirë të qytetareve të Drenasit.
Tutje, Lladrovci ka theksuar se siç ka qenë në të kaluarën në shërbim të kombit, edhe tani është në shërbim të qytetarëve dhe Komunës së Drenasit.
Lladrovci ka shtuar se me punë të mirë e transparente ka dëshmuar se e do qytetarin dhe komunën më shumë se gjithkush.
Shkrimi i tij, i plotë në facebook:
Komuna jonë ka nevojë për ndihma nga të gjitha anët, parësore është angazhimi i drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe imi, për Drenasin, sepse, e kemi borxh, detyrim, obligim dhe mandat.
Kjo strukturë udhëheqëse e komunës së Drenasit, dhe unë në krye të saj, kemi dëshmuar se e duam qytetarin dhe komunën më shumë se gjithkush, duke e zhvilluar dhe ngritur mirëqenien.
Ne kurrë skemi qenë vetëm si komunë as nuk jemi vetëm. Ne kemi qytetarin, Kadri Veselin dhe PDK-në por edhe përkrahës në nivelin qendror pa dallim partie, përkrahës institucionalist që e duan zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, të cilët e kanë ndjerë dhimbjen dhe kontributin tonë për liri dhe çlirim.
Përkrahja për projektet e nivelit qendror për komunën e Drenasit, është shumë e mirëseardhur nga të gjithë pa dallim, për këtë, unë jam shërbëtor i qytetarit të komunës time, sepse, çdo projekt ka vlerë.
I përkulem çdo kontributi të secilit, sot e gjithmonë, për çdo projekt, sepse, na kemi nevoja të shumta, rrugë e ujë e kanalizime, shkolla ma të mira e biblioteka, trotuare e ndriçim, vende të reja pune e ambient të pastër, siguri dhe sundim të ligjit…
Puna jonë, është e qëndrueshme, e vyer e transparente. E di se dikujt nuk i pëlqen, ashtu sikur nuk ju kam pëlqyer kur ia kam filluar rezistencës para gati 40 vjetëve, por, vizioni im, përjetësisht ishte dhe është në shërbim të kombit dhe tash, në mandatin e kryetarit të komunës, qytetari i komunës së Drenasit.
Situatat e vështira, dihet, i krijojnë liderët, jo hilet. Unë, nuk i iki kurrë betejave, por, edhe ato i kanë principet, për të cilat jam gati, me ndershmëri, ligj e transparencë. Prandaj, secilin që kontribuon për Drenasin e falënderoj, por, puna e secilit në komunë dhe imja si kryetar, nuk zëvendësohet, për këtë jam zotuar dhe ecim tutje.
Falënderoj kryetarin Veseli dhe të gjithë qytetarët që objektivisht vlerësojnë angazhimin tim, unë, si gjithmonë e mbaj fjalën. E mbara është rruga jonë!
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele